Historiani Jahja Drançolli e godet Fatos Lubonjën si neo-osman

Jahja Drançolli, në një postim në Facebook, ka reguar ndaj deklaratave fyese të historianit turk Talha Ugurluel për figurën e Skënderbeut. Ugurluel ka thënë se heroi i shqiptarëve ka qenë grabitçar i maleve, që nuk ka luftuar kundër osmanëve por ka vrarë njerëz të pafajshëm. Drancolli ka thënë se bustet e Skënderbeut nëpër Europë janë përgjigja më e mirë për historianë të tillë që po përpiqen të bëjnë emër nëpërmjet Fatos Lubonjës.
Fyerjeve të historianit turk ndaj heroit të shqiptarëve, Skënderbeut, u është përgjigjur historiani I njohur Kosovar Jahja Drançolli, I cili ka thënë se ky historian nuk ka njohuri për figurën e Gjergj Kastriotit.

Në postimin e tij, Drançolli ka goditur edhe Fatos Lubonjën, i cili njihet për qëndrimet e tij kritike ndaj historianëve dhe studjuesve shqiptarë për mënyrën si i qasen ata kësaj fushe.

Ja cfarë shkruan Drançolli.

Mesazh dashamirës për historianin neo-osman dhe të tjerët, të cilët nuk zotorojnë njohuri për personalitetin sublim të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut!

“Do të ishte jo vetëm mëkat, por çështje e pamundshme po të mendonte kush ta zvogëlonte personalitetin e Skënderbeut […]. Skënderbeun e ka gjithë Europa, e ka bota të vetin, e nëpër të, e vetëm nëpër shpirt të tij, ia njeh vlerën e meritat e hershme edhe të Shqipërisë”.

Ky mesazh i shoqëruar me bustët dhe sheshët e ngritura në Bruxelles (qendër e BE), Paris, Romë, Gjenevë, si dhe qendra të tjera të botës, kushtuar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, është pergjigjja me e mirë ndaj historianëve neo-osman, të cilët nepërmjet Fatosit tonë perpiqën të afirmohën dhe të bëjnë emër prej historiani!

Temat
LajmeVend

Të afërta