Gjindet i gjallë qeni që një njeri e hodhi nga ndërtesa

Para pak ditësh në internet ka qarkulluar një video e tmerrshme ku një njeri e hedh nga ndërtesa një qen. Aktivistët e kafshëve e kanë gjetur qenin i cili është i gjallë, por shumë i lënduar.

Ata e kanë quajtur qenin Bhadra dhe kanë treguar se ende është i traumatizuar nga rasti, përcjell lajmi.net

“Ne kemi menduar se ai kishte vdekur, pasi nuk mund ta gjenim”, ka thënë Shravan Krishnan, aktivist për mirëqenien e kafshëve.

Qeni kishte mbetur në vendin e njejt dhe aktivistët për mbrojtjen e kafshëve së bashku me policinë me ndihmën e videos së tmerrshme kishin identifikuar se qeni ishte ai që është hedhur nga ndërtesa.

“Ajo urinoi mbi mua sepse u frikësua për shkak të traumave që ka pësuar”, ka treguar Shravan Krishnan.

Videoja e postuar ditë më parë i la të mërzitur shumë adhurues të kafshëve dhe zgjoi interesimin e shumë aktivistëve për mbrojtjen e tyre.

Njeriu që e kishte hedhur qenin nga ndërtesa së bashku me njeriun që e ka filmuar ngjarjen ishin arratisur pasi videoja ka bërë gjiron e botës, por të dy janë dorëzuar vetë në polici pastaj./lajmi.net

Temat
Përgjithshme

Të afërta