Lajme

Gjermani: Mbytet në liqen 20 vjeçari nga Kosova

By FIRST CHANNEL

July 07, 2016

Një 20 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në Berlin të Gjermanisë në një liqe derisa po festonte ditëlindjen.

Behar Xheladini i lindur më 28 qershor 1996 nga Podujeva derisa ishte duke u freskuar në njërin nga liqenet e Berlinit për ditëlindjen e tij, ka humbur jetën tragjikisht.

Zhytësit e kanë kërkuar katër ditë derisa e kanë gjetur kufomën, ndërsa i është bërë obduksioni ku është vërtetuar se i ndjeri ka vdekur si pasojë e rrymave të ujit.

Varrimi i tij do të bëhet këtë të premte në qytetin gjerman, Berlin.

Xheladini ka qenë i vetmi djalë në familje dhe ka pasur katër motra, raporton Indeksonline.

Rastin e kanë pasqyruar edhe mediat gjermane./indeksonline/