Fun

Funny: Nga ngutia, Gazeta Blic reklamon postim të Gazetës Express (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 07, 2016

Duke marrë parasysh që po bëhet luftë e madhe për klikime në mes të portaleve, ndodh edhe kjo.

Ngutia e portaleve për të qenë sa më të shpejtë në plasimin e lajmeve, si dhe huazimi i lajmeve nga portali në portal bën që të ndodhin edhe gabime qesharake.

Njëri nga rastet është kur Gazeta Blic në faqen zyrtare në facebook, padashje reklamon lajmin e Gazetës Express me link.

Mirëpo interesante është që ky lajm ka marrë më së shumti like në facebookun e Gazetës Blic.

Posa ta klikon lajmin në Blic, kalon në Express: