Drejtori i Byrosë Amerikane të Hetimeve (FBI), James Comey, ka thënë në Kongres se Hillary Clinton nuk ka gënjyer lidhur me email-at në kohen kur ajo ishte sekretare e shtetit dhe se ajo nuk e ka thyer ligjin me këtë veprim.
Siç raporton Reuters, Comej gjatë dëshmisë para Komitetit Mbikëqyrës në Dhomën e Përfaqësuesve ka thënë se “asnjë person i arsyeshëm nuk do të niste rast kundër përdorimit të email-it të saj privat për të dërguar mesazhe zyrtare, të cilat kishin informata konfidenciale”, transmeton lajmi.net.
Hillary Clinton, gjatë kohës sa ishte sekretare e shtetit, kishte përdorur email-in privat për të dërguar mesazhe zyrtare, por FBI ka dëshmuar se nuk ka fakte për të ngritur aktakuzë.