Blair: Mund të pendohem, por Sadam Husein do të ishte bërë si Asadi

Ish kryeministri britanik, Tony Blair ka deklaruar se bota do të ishte “në pozitë shumë më të vështirë” po mos të merrej vendimi për ndërhyrje në Irak.

Siç ka thënë, megjithë pasojat katastrofale, largimi i Sadam Huseinit, ka ndikuar dukshëm në rajon, transmeton lajmi.net.

Blair ka shtuar se do të ishte shumë më mirë që t’i paralajmërojnte shërbimet informative në rrezikshmërinë e armëve që shfrytëzoheshin në Irak, vecanerisht në programin e Sadam Huseinit për armët e shkatërrimit në masë.

Invazioni që ndodhi në vitin 2003 tash është vënë në shënjetër të kritikave pas që John Chilcot ka publikuar raportin në të cilin ky vendim është shpallur i pabazuar.

Blair për BBC ka theksuar se edhe pse janë bërë disa gabime, vendimi për t’ju bashkangjitur koalicionit me SHBA-në ka qenë i drejt.

Blair ka theksuar se nuk ka ndërmarr asnjë vendim të pakuptimtë për hyrje në luftë.

John Chilcot në raport thekson se Husein nuk ka paraqitur “kërcënim momental” në kohën e invazionit, e cila ka nisur me informacione të gabuara, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, flet se paralajmërimet që kanë ndikuar në rritjen e kërcënimeve të terroristëve dhe armëve të rrezikut të gjerë në rajon asnjëherë nuk janë ndarë me publikun ose deputetët.

“Nuk është që kam dashur të besoj në ato. Vërtetë edhe unë kam besuar, kurse njëra nga arsyet për këtë është edhe fakti se Sadam Husein një armë të tillë e ka përdorur edhe kundër popullit të tij”, ka thënë Blair.

Pas publikimit të raportit, Blair ka mbajtur konferencë dyorëshe për gazetarë ku ka kërkuar falje për familjet e atyre që janë vrarë në Irak. /Lajmi.net/

Temat
BotëLajme

Të afërta