Biçiklisti goditet nga autobusi, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë

Një person ka marr lëndime të rënda për shkak të goditjes nga autobusi në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë së Kosovës në Podujevë, Antigona Çitaku.

Ajo ka treguar se vozitësi i autobusit është arrestuar, ndërsa gjendja e personit është e rëndë.

“Në ora 13 e 27 ka ndodhur aksidenti në magjistralen Podujevë- Prishtinë, ku një autobus e ka goditur një biciklist. Biciklisti është një person i lindur në vitin 1967 me inicialet A.R, në ora 13 e 28 Policia dhe emergjenca kanë arritur në vend të ngjarjes dhe është transportuar personi për në Prishtinë me shenja jete, mirëpo sipas atyre lëndimet janë të rënda.

Vozitësi i autobusit është arrestuar dhe gjendet për momentin në stacion”, ka thënë Çitaku për Indeksonline.

Temat
LajmeVend

Të afërta