Kitten Kay Sera, është zyrtarisht personi më “rozë” në botë. Ajo e jeton jetën në ngjyrën rozë.
52 vjeçarja nga Hollywood’i, jeton në një shtëpi që është totalisht me ngjyrë rozë, i ka aksesorët me këtë ngjyrë dhe s’ka veshur asgjë tjetër pos rroba rozë që 35 vjet. Ajo madje e ka edhe një qen të cilin e quan Miss Kisses, e që po ashtu si gjithçka tjetër është në ngjyrë rozë, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.
“Jam shumë krenare. Jam personi më “rozë” i botës dhe jeta ime i dedikohet kësaj ngjyre. Disa njerëz mendojnë se jam e çuditshme, por sinqerisht, jam e mrekullueshme”, ka thënë ajo.
Fjalët kyçe
kitten kay seraTemat
Fun