Arta Dobroshi flet për refugjatët në “Sky News” (VIDEO)

Aktorja Arta Dobroshi ka qenë r ftuar për të promovuar filmin e saj më të ri në edicionin e lajmeve të “Sky News”.

Në “Ditën e Refugjatëve” aktorja nga Prishtina, Arta Dobroshi ka folur në “Sky News” për refugjatët dhe përjetimet e saj në Kosovë, përcjellë lajmi.net

Arta i ka treguar prezantuesëve se ajo është nga Prishtina, Kosova, ka jetuar gjysmën e jetës së saj në zonë lufte dhe gjysmën tjetër në liri, dhe i kupton refugjatët nëpër botë dhe atë se çfarë po përjetojnë ata tani.

Dobroshi ka treguar se ata duhet të priten me krahë të hapur, pasi që nuk kishin ikur nga shtëpitë e tyrte po të mos kishin probleme./lajmi.net

Temat
Showbiz

Të afërta