Shëndet

3 llojet e gishtave që tregojnë personalitetin tuaj (Foto)

By Egzona Krasniqi

July 07, 2016

Mësoni çka tregon forma e gishtave tuaj për veçoritë dhe personalitetin tuaj.

Gishtat e tipit A

Tipat e këtij lloji kanë tendencë për t’i fshehur ndjenjat dhe janë të prirur për melankoli. Gjithashtu, këta tipa janë shumë të pavarur. Janë persona shumë sentimental, të sinqertë dhe nuk i tolerojnë gënjeshtrat, hipokrizinë dhe mashtrimin. Ndonjëherë janë të çuditshëm dhe arrogant. Toleranca nuk është virtyt i tyre.

Gishtat e tipit B

Tipat e këtij lloji janë besnik dhe të përkushtuar. Janë shumë emocional, por shpesh i fshehin emocionet. Këta tipa nuk janë impulsiv dhe nëse dikush është i vrazhdë me ta. Nga jashtë duken të fortë dhe të pavarur, por në fakt kanë një zemër të butë dhe mund të lëndohen lehtë.

Gishtat e tipit C

Tipat e këtij lloji kanë tendencë të injorojnë njerëzit kur janë të zemëruar. Mbajnë ndjenjat për vete dhe nuk i shfaqin tek personat e tjerë. Rrespektojnë opinionin e të tjerëve. Njerëzit i besojnë, shpresojnë dhe shpeshherë varen nga ata. Shpesh i pranojnë faljet dhe nuk janë të prirur që të mbajnë inat.