UEFA ka vendosur që Partizani ta zëvendësoj Skënderbeun në garat e Ligës së Kampionëve.
Pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) që Skënderbeu të pezullohet për një vit nga garat evropiane për shkak të kurdisjeve, UEFA tashmë e ka treguar zëvendësuesin e korçarëve.
Do të jetë nënkampioni i Shqipërisë, Partizani, skuadra e cila do të luajë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Kështu, Partizani do të luajë kundër kampionit të Hungarisë, Ferencvarosit, përcjell Lajmi.net nga faqja zyrtare e UEFA-së.
Ndërsa, kundërshtari i Partizanit në Ligën e Evropës, Slovan Bratislava, kalon tutje në rrethin tjetër