Botë

Valdes rikthehet në Premierligë, por jo te United

By Dijart Dyla

July 06, 2016

Victor Valdes do ta vazhdojë karrierën në Premierligën Angleze. Portieri spanjoll, Victor Valdes, nesër do ta kompletojë transferimin te skuadra e promovuar në Premietligë, Middlesbrough.

Lajmin e ka konfirmuar eksperti i transferimeve në Sky Sports, Guillem Balague, përcjell Lajmi.net.

Ish portieri i Barcelonës dështoi te Manchester United, ndërsa në pjesën e dytë të sezonit të kaluar qëndroi i huazuar te Standard Liege.