Skandal: Ja sa pak dënohet Pistorius për vrasjen e të dashurës

Atleti olimpik nga Afrika Jugore, Oscar Pistorius, është dënuar me gjashtë vjet burg për vrasjen e të dashurës së vetë në vitin 2013.

BBC njofton se prokuroria kishte kërkuar që ai të dënohej me 15 vjet burg, përcjell Gazeta Express.

Edhe prokuroria edhe mbrojtja mund të ankohen kundër këtij vendimi.

Pistorius, 29 vjeçar, e qëlloi me katër plumba Reeva Steenkamp përmes derës së tualetit në shkurt të vitit 2013.

Oscar Pistorius

Temat
BotëLajme

Të afërta