Gjatë procesit të radhës, ku në bankën e të pandehurave, të akuzuar për vrasje janë dy shqiptarë, Daniel Tufa dhe Fatmir Hykaj, avokati i tyre ka thënë se ata e kryer krimin për vetëmbrojtje, shkruajnë sot mediat italiane.
Shqiptarët akuzohet se në 2 shkurt të viti të shkuar, kanë vrarë me 15 goditje thike italianin Marco Montruccoli dhe kanë plagosur vëllain e tij, Matteo.
Gjithçka nisi pasi dy të rinjtë shqiptarë kishin shkuar në shtëpinë e italianëve për të sqaruar një çështje, që sipas mediave italiane kishte të bënte me një pazar droge. Në debat e sipër, aty nisi një përleshje.
Më pas, shqiptarët goditën më thikë Marco Montruccolin. Pas krimit, ata u larguan për në Gjermani dhe vetëm në muajin prill të këtij viti janë ekstraduar në Itali, pasi janë arrestuar.
Avokati i shqiptarëve ka thënë se ata kanë mbrojtur veten, pasi janë sulmuar nga Marco Montruccoli dhe Matteo.
Çështja, sipas mediave italiane, është e vështirë për tu gjykuar dhe për të vendosur nëse shqiptarët kishin shkuar me qëllimin e vetëm për t’i vrarë apo krimi ndodhi në kushtet e vetëmbrojtjes.