Rritet mbështetja për Merkelin pas votës Brexit

Blloku konservator i kancelares gjermane, Angela Merkel ka fituar votues pas vendimit të britanikëve për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, tregoi sot një sondazh.

Mbështetja për kristiandemokratët (CDU) dhe kristiansocialistët (CSU) u rrit një pikë përqindje duke arritur në 35 për qind, sipas kompanisë së sondazheve ”Forsa”.

Në të njëjtë kohë, populistët e ”Alternativës për Gjermaninë” (AfD) vazhdojnë të humbin terren edhe për shkak të mosmarrëveshjeve në lidershipin e partisë.

brexit

Temat
BotëLajme

Të afërta