Ivy Pozo prezantuesja e “Gol Perú”, u bë protagoniste e një episodi “on air” që menjëherë u përhap në portalet online dhe bëri bujë. Teksa ishte në transmetim direkt, pasi prezantoi kronikën e radhës, ajo filloi të kërcente në një mënyrë të çuditshme.
Pa e kuptuar se ishte ende në transmetim Pozo vazhdonte kërcimin qesharak, pa qenë në dijeni se ky moment po shihej nga miliona njerëz.
Pasi u lajmërua nga stafi, bukuroshja peruane u kthye shpejt në seriozitetin e një trasmetimi.
Ky është një nga shumë incidentet që janë trasmetuar, ndërkohë që të pranishmit në studio mendojnë se janë ‘mbuluar’ nga planet apo kronika.
Fjalët kyçe
moderatoreTemat
Fun