Agjencia e Kosovës për Akreditim ka publikuar emrat e universiteteve që ka akredituar dhe programet.
Në njoftimin e kësaj agjencie ka shumë degë që nuk janë akredituar, për shkak të mos plotësimit të kushteve, raporton Indeksonline.
Në njoftim thuhet se nga 223 aplikacionet për ri/akreditim të programeve të studimit, KSHC nuk ka lejuar futjen në procedurë të riakreditimit për 24 programe të studimit.
Po ashtu, 62 programe të studimit në proces të riakreditimit janë tërhequr nga procesi pasi institucionet kanë dështuar që të përmbushin kriteret formale sipas legjislacionit në fuqi. 2 nga 223 programet e studimit janë shkrirë.
“Në anën tjetër, AKA ka pranuar një numër të aplikacioneve të reja për akreditim dhe nga to 42 i ka lejuar të futen në procedurë të akreditimit ndërsa ka refuzuar 21 prej tyre”, thuhet në njoftim.
Në linkun e më poshtëm mund t’i gjeni Universitetet dhe kolegjet që janë akredituar dhe ato që nuk janë akredituar: Universitetet e akredituara – Njoftim
