Botë

Portugali – Uells, UEFA zgjedh lojtarin e ndeshjes (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 06, 2016

UEFA e ka zgjedhur lojtarin më të mirë të ndeshjes gjysmëfinale të “Euro 2016”, mes Portugalisë dhe Uellsit. Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë i ndeshjes Portugali – Uells, të cilën e fituan “luzitanët” 2:0.

Ylli portugez e shënoi golin e epërsisë, ndërsa ishte asistues edhe te i dyti i realizuar nga Luis Nani.

Me këtë gol, Ronaldo u barazua me Michel Platinin si golashënuesit më të mirë në histori të Eurove me nga nëntë gola.