Në Google, fjala “Brexit” më e kërkuar se “porno” dhe “futboll”

Ditën kur është mbajtur referendumi në Britani, siç thekson gazeta, fjala “porno” ka pësuar rënien me të madh për nga numri i kërkuesve në Britani të Madhe.

Fjala “Brexit” është bërë këtyre ditëve në Britani si fjala më e shpejt në kërkimet në Google, dhe kështu për herë të parë në histori të “motorit kërkues” fjala “porno” gjendet në vendin e dytë.

Siç raporton “The Independent”, Google është bërë “aleati më i madh” i Brexit-it pasi që shumë britanikë kanë kërkuar informacione duke pyetur “se çfarë do të ndodh nëse dalim nga BE”, transmeton lajmi.net.

Edhe pse ekspertët e internetit, sipas përvojave të deritashme, theksojnë se është e pamundur që numri i kërkuesve për fjalën “porno” të zëvendësohet me “Brexit”.

Megjithatë e vërteta qëndron kështu, derisa në vendin e tretë ka rënë fjala “futboll” edhe pse po vazhdon kampionati evropian i futbollit.

Ditën kur është mbajtur referendumi në Britani, siç thekson gazeta, fjala “porno” ka pësuar rënien me të madh për nga numri i kërkuesve në Britani të Madhe.

“Brexit” është përdorur në fushatën e ithtarëve të daljes nga BE-ja si shkurtesë e “Britania Exit” (Britania largohet –del).

Temat
Teknologji

Të afërta