Mustafi mesazh Francës (Foto)

Shkodran Mustafi është i gatshëm për ndeshjen ndaj Francës në gjysmëfinale të “Euro 2016”.
Mbrojtësi shqiptar i Gjermanisë, Shkodran Mustafi, është i gatshëm për gjysmëfinalen ndaj Francës që zhvillohet nesër.

Mustafi mund të luajë nga fillimi në këtë takim, pasi qendërmbrojtësi tjetër, Mats Hummels është i suspenduar.

Sipas tij, synimi i Gjermanisë është ta mposhtin Francën, për t’iu afruar titullit të Evropianit.

“Përfundoi stërvitja e fundit në Evian! Nesër ne duam të bëjmë një hap para drejt synimit tonë”, ka shkruar Mustafi në Facebook, që ka lënë të kuptohet se duan titullin Evropian.

Untitled

Temat
BotëSport

Të afërta