Ministri Çollaku: Mosbindja e opozitës është për keqardhje

Zyrtarët qeveritarë nuk kanë qenë të befasuar nga shtyrja e votimit për mundësinë e lëvizjes së lirë të kosovarëve, një vendim ky i shtyrë deri në muajin shtator.

Në “Rubikon” të KTV-së, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka thënë se përgjegjësisë nuk mund t’i ikë as pozita e as opozita edhe pse ai vlerësoi se një kriter i tillë është jo i drejtë dhe jo “fer” që i është bërë Kosovës nga Komisioni Evropian.

“Në rekomandim bëhet e qartë se Kosova duhet të ratifikojë marrëveshjen para se të merret vendimi përfundimtar. Në Parlamentin Evropian ka vullnet politik që Kosovës t’i mundësohet lëvizja e lirë. Në mënyrë që të merret vendimi përfundimtar dhe të mundësohet lëvizja e lirë duhet të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë ministri Çollaku, duke vlerësuar se kundërshtimi opozitar është për keqardhje.

“Mosbindja e opozitës është për keqardhje, mirëpo jo edhe tragjike”, ka thënë ai.

Sipas Çollakut, në udhërrëfyesin e vitit 2012 i cili po ashtu ka qenë i panegociueshëm, kriteri për ratifikim nuk ka qenë i paraparë

.“Në udhërrëfyesin e vitit 2012 i cili ka qenë i panegicueshëm, asnjë fjalë për raitifkimin e marrëveshjes nuk është thënë ndërsa në udhërrëfyesin e vitit 2015 ka ndryshuar gjuha për të njëjtin kriter dhe ratifikimi ka qenë strikt”, përfundoi Çollaku.

Temat
Përgjithshme

Të afërta