Showbiz

Me në fund “ndahen” Mihrija me Naimin (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 06, 2016

Padyshim që festat janë ato që bashkojnë gjithmonë familjen, e një e tillë ishte edhe festa e Bajramit dje, ku pjesë e festimit u bënë edhe Naim Abazi e Mihrije Braha, së bashku me djalin e tyre Platorin.

Ata dje si çdo familje tjetër e thjeshtë duket se kanë bërë vizita nëpër familjarët e tyre, ku nga fotografitë e postuara nga vet këngëtarja Mihrije Braha, shihen që të tre në veturën e tyre personale.

Por ajo që merr vëmendjen është ajo se Mihrijes si duket më nuk i takon privilegji i vendit përpara në veturë, ngase pikërisht aty ka zënë vend djali i saj Platori, e duke e pasur parasysh faktin se është e vetmja femër në familje, kjo gjë duket edhe pak e çuditshme.

Mirëpo, duke mos u bërë paragjykues, ndoshta kjo është një gjë tashmë e rregullt në familje ose ka qenë thejsht ulje e rastësishme nga ata e tyre./Prive.al/