Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka mbërritur sot në Gjeorgji, ku do të nënshkruajë marrëveshje për të thelluar bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje me ish shtetin sovjetik, vetëm disa ditë para një samiti të rëndësishëm të NATO’s.
Reuters njofton se kjo është vizita e parë e Kerry-it në Gjeorgji si sekretar i Shtetit dhe vjen para samitit të NATO’s, i cili do të mbahet në Varshavë këtë të premte, ku anëtarët e aleancës perëndimore planifikojnë të njoftojnë për veprimin e tyre për të frenuar atë çka ata thonë është një kërcënim i rritur i ushtrisë ruse, përcjell Gazeta Express.
Gjeorgjia dhe ish vendet sovjetike, siç është Moldavia dhe Ukraina, janë tejet të shqetësuara nga qëllimet e Rusisë pasi Kremlini aksenoi Krimenë ukrainase në vitin 2014 dhe kreu sulme ajrore në Siri vitin e kaluar.
