Ja hapat e radhës të Alma Lamës kundër Gold AG

Kënga ‘Shqiptar 2’ nga reperi Gold AG në të cilën është e përmendur edhe deputetja Alma Lama, është bllokuar në kanalin Youtube.

Për shkak të kësaj kënge, deputetja Lama ka paditur reperin për ofendim dhe dëmtim reputacioni dhe pasi ky projekt muzikor është bllokuar, në një prononcim për Gazetën Express, Alma ka treguar për hapat e radhës që do ndërmerren në këtë rast.

“Po, është bllokuar edhe kënga edhe xhirollogaritë e tij. Këtë gjë unë e kam kërkuar si masë të sigurisë dhe në seancën e radhës gjyqtari do të vendosë për të tjerat. Koha kur unë kam bërë padinë kënga ka pasur pak klikime por tani që klikimet janë dyfishuar unë do kërkoj dëmshpërblim për çdo ‘views’ që është shtuar pasi që çdo dëgjim i këngës ka dëmtuar reputacionin tim” ka thënë Alma për Express.

E pyetur se kur do të mbahet seanca e radhës, ajo ka thënë se nuk është informuar ende dhe se për këtë gjë do të njoftohet nga avokatja e saj./Gazeta Express/

Temat
Showbiz

Të afërta