Fun

Ia shpëtoi jetën një kafshe të vogël, edhe pse s’e dinte çfarë ishte (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 06, 2016

Nuk kishte as më të voglën ide se çfarë gjallese ishte, por Jeff Longo nuk hezitoi aspak ta shpëtonte kafshën e vogël të cilën e gjeti ndërsa ishte duke ecur një ditë të nxehtë vere në një park në Florida.

Ishte një ketër i sapolindur, ende i verbër, vetëm 3 cm i gjatë. Jeff ndjeu se nuk mund ta linte të ngordhte në mes të asgjësë, kështu që e mori krijesën e vogël në shtëpi dhe vendosi të kujdesej për të.

Shumë njerëz i thanë se nuk kishte asnjë mundësi ta mbante atë, pasi nuk dinte asgjë për këtë lloj kafshe, por besimi, durimi dhe kujdesi i tij bënë që ketri jo vetëm të mbijetonte, por të bëhej miku më i mirë i Jeff.