Granit Xhaka tregon sërish se ai gjithmonë ndihet shqiptar.
Futbollisti shqiptar i cili luan me kombëtaren e Zvicrës, shumë shpesh shihet të shoqërohet me miqtë e tij shqiptarë.
Ai madje është i fejuar me një vajzë shqiptare ndërsa tani ai i është bashkuar Blerim Destanit në Dubai në pushime, shkruan lajmi.net.
Xhaka ka publikuar një video ku shihet me aktorin në veturë nëpër rrugët e Dubait, ndërsa janë shoqëruar me këngën më të re të Noizyt me Çiljetën.