Gold AG: Këngën nuk e bllokoi Alma por e bllokova unë me dëshirë

​Bllokimi i këngës ‘Shqiptar 2’ nga Gold AG është komentuar edhe nga deputetja Alma Lama e cila në një prononcim për Gazetën Express tha se këtë gjë e ka bërë gjykata, pasi që ajo ka kërkuar një gjë të tillë si masë sigurie.

Mirëpo, Gold AG mohon një gjë të tillë.

I kontaktuar nga Gazeta Express, Gold AG ka thënë se këngën e bllokoi me dëshirë.

‘Gjykata nuk prek në kanalin tim zyrtar në Youtube, këngën e bllokova me vet dëshirë për respekt të procedurës” ka thënë Goldi.

Alma gjithashtu pati theksuar se do kërkoj dëmshpërblim aq sa ka klikime kënga mirëpo sipas Goldit ajo shifër nuk është reale pasi që nuk mund të merr më shumë se 2000 euro, në rast se gjyqtari vendos në të mirë të Almes./Gazeta Express/

Temat
Showbiz

Të afërta