Gjermania do të luajë ditën e nesërme gjysmëfinalen ndaj Francës, ndërsa në kampin gjerman gjithçka është e qetë.
Presidenti i Federatës Gjermane, Rainhard Grindel është shumë i kënaqur me punën që ka bërë Joachim Low dhe po mendon t’i rinovojë kontratën.
Në një intervistë për të përditshmen gjermane ‘Bild’, kreu i federatës i premton Low një kontratë afatgjatë edhe pas botërorit ‘Rusi 2018’.
“Low është trajneri më i mirë për kombëtaren tonë. Do doja shumë që ai të qëndronte edhe pas Botërorit Rusi 2018”, u shpreh Grindel.