Ekskluzive! Ja si i tradhtoi Sabri Fejzullahu bashkëpunëtorët pas nënshkrimit të kontratës

Sabri Fejzullahu do të ishte nikoqiri i emisionit më të ri argëtues në televizone tona, por në momentet e fundit ai është tërhequr.

Burime të GazetësExpress rrëfejnë historinë e projektit të nisur para dy viteve, bashkëpunim ky mes këngëtarit të njohur, producentit Halil Halili, i cili është edhe këngëtar, Fatmir Mujës dhe Erkand Shabanit.

img-4532_1467809778-3942771

“Pasi i është paraqitur ideja Sabriut, ai ka pranuar të jetë pjesë e këtij projekti dhe në vetëm pak ditë marrëveshja është bërë edhe në baza ligjore duke nënshkruar edhe kontratë”, thotë burimi i GazetësExpress.

Pasi produksioni kishte përfunduar të gjitha punët rreth realizimit, madje thuhet se ishin ftuar edhe mysafirët e parë, këngëtari i njohur me vetëm një sms lajmëron dorëheqjen e tij pa asnjë sqarim.

GazetaExpress ka siguruar edhe pamje të studios, e cila gjindet akoma e montuar në vendin e paraparë për realizimin e emisionit./GazetaExpress/

img-4534_1467809670-6344094

img-4536_1467809670-8556066

Temat
Showbiz

Të afërta