Çmendet shqiptarja, kërcënon punonjësit me thikë: “Do iu vras të gjithëve!” (VIDEO)

Një shqiptare ka alarmuar mëngjesin e sotëm punonjësit dhe klientët brenda një zyre të shërbimeve fiskale në Padova të Italisë.

Teksa ishte në radhë për praktikat, ajo ka kërkuar vëmendjen, duke pretenduar se duhet të dëgjohej menjëherë dhe ka kërcënuar punonjësit duke nxjerrë një thikë që mbante në çantë.

Shqiptarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur ka thirrur se do ti vrasë të gjithë dhe më pas edhe veten.

Personat e pranishëm kanë lajmëruar policinë, që ka ndërhyrë në vendngjarje. Shqiptarja është denoncuar për kërcënime të rënda raportojnë mediat lokale, shkruan Syri.net.

Temat
BotëLajme

Të afërta