Agim Veliu: Nuk e pengova askënd të punësohet, janë totalisht gënjeshtra të gjitha

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka reaguar ashpër ndaj akuzave që rrjeti i OJQ-ve lokale “Demokracia Fillo Këtu” ia ka bërë atij. Ky rrjet i OJQ-ve ka akuzuar Veliun se ai ka penguar punësimin e mbi 680 punëtorëve në Podujevë në fabrikën për përpunimin e perimeve.

Veliu këto akuza i ka quatur “gënjeshtra të kulluar”

Nuk e di kush dhe për çfarë qëllimesh është duke e bërë por kjo është një gënjeshtër pra totalisht e pa vërtetë sepse unë jam deklaruar edhe më parë që jam shumë i interesuar që ajo fabrikë të jetësohet”,ka thënë Veliu për Indeksonline

Gjithashtu sipas kryetari Veliu, çdo gjë që është e nevojshme Komuna e Podujevës do të ju ofrojë mbështetje, nuk e di se kush i ka përhapë ato dezinformata, dhe janë totalisht të pavërteta.

“Çdo OJQ që ka mund me e bë këtë hulumtim ka informacione që nuk janë të vërteta, sepse ata nuk kanë ardhur për të biseduar me mua asnjëherë “, ka theksuar ai.

Po ashtu Veliu ka theksuar se çka të flasin njerëzit rrugëve për të është pak relevante teksa ka vënë në pah se ma parë ka pasur takim me përfaqësues të kompanisë, ku sipas tij ka kërkuar që të respektohen të gjitha procedurat që kërkohen për hapjen e bizneseve .

“Çdo gjë që është e lidhur me këtë komuna do t’u ofrojë mbështetje të pa rezervë ditën, natën apo kurdo që ata kanë nevoje, pra kjo është vetëm gënjeshtër dhe se kush dëshiron t’i bëjë këto nuk e di por, është e pavërtetë ”, ka thënë kryetari Veliu, transmeton Indeksonline.

Ndërsa i pyetur se a mund të jenë këto akuza me synime personale Veliaj ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që mund të jetë edhe një gjë e tillë.

“Kjo është e gjitha gënjeshtër sepse unë së pari nuk kam hap konkurs në atë fabrikë, konkursi është hapur nga kompania. Ata janë në proces ndërsa unë u kap ofruar mbështetjen e komunës dhe u kap premtuar se do të ju ofrojë të gjitha lehtësimet e nevojshme për hapjen e këtij biznesi”, ka shtuar Veliu.

Kurse i pyetur se a do të ndikojnë në besimin e qytetarëve drejtuar atij dhe komunës Veliaj ka thënë se këto gjëra nuk qojnë pesë aspak tek ai.

“Unë nuk lodhna fort për këso informatash e gënjeshtra që po përhapin OJQ të ndryshe, dhe ato tek unë nuk qojnë peshë ndërsa po ndjejë obligim të ju tregojë se ato janë vetëm gënjeshtra”, ka përfunduar kryetari Veliu.

Temat
LajmeVend

Të afërta