AAK&NISMA: Përgjegjës për shtyrjen e liberalizimit të vizave janë Mustafa e Çollaku

“Çdo njeri normal, parti politike normale, qytetar e pushtetar normal, e ka për obligim ta mbrojë tërësinë tokësore të vendin. Përgjegjësi kanë ata, që po mundohen ta kontrabandojnë një marrëveshje që e cenon tërësinë tokësore të Republikës së Kosovës”, ka thënë Nitaj.

Qeveria është në sulm të kritikave për shtyrjen e liberalizimi edhe nga AAK.

Muharrem Nitaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, ka thënë për lajmi.net se mos ratifikimi i demarkacionit për shkak se Qeveria ka bërë një marrëveshje të dëmshme.

Nitaj ka thënë se çdo kush ka përgjegjësi për mbrojtjen e vendit dhe se, sipas tij, fajtor për këtë janë ata që po tentojnë të kontrabandojnë këtë marrëveshje.

“Qeveria e ka gatuar problemin, qeveria ka hezituar ta trajtojë atë, qeveria ka refuzuar ta pranojë fajin, dhe tash gjithë këtë mundohet ta lidhë me demarkacionin dhe ta bëjë përgjegjëse opozitën për të”.

“Çdo njeri normal, parti politike normale, qytetar e pushtetar normal, e ka për obligim ta mbrojë tërësinë tokësore të vendin. Përgjegjësi kanë ata, që po mundohen ta kontrabandojnë një marrëveshje që e cenon tërësinë tokësore të Republikës së Kosovës”, ka thënë Nitaj.

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovës, Valdete Bajrami ka thënë për lajmi.net se shtyrja e vendimit për vizat është përgjegjësi e qeverisë aktuale, e cila sipas saj, më shumë është marr me rehatimin e njerëzve të LDK-së e PDK-së, sesa për interesa të vendit dhe qytetarëve.

“E gjithë kjo situatë e krijuar është përgjegjësi e kësaj qeverie jolegjitime e cila për asnjë moment nuk ka menduar për të mirën e vendit dhe të qytetarëve por gjithë është marr me rehatimin e njerëzve te LDK-së dhe të PDK-së dhe plotësimin e kërkesave të Listës serbe. Prandaj, të gjithë fajin duhet ta bartin të gjithë ata, duke filluar nga Isa Mustafa e deri tek ministri i Integrimeve që nuk janë në gjendje të mbrojnë interesat e vendit dhe të qytetarëve prandaj çdo vonesë në të gjitha proceset drejt BE-së është falë këtyre njerëzve të papërgjegjshëm”, ka thënë Bajrami.

Temat
LajmeVend

Të afërta