Vucic do që shqiptarët të udhëtojnë drejt Amerikës nga Beogradi

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic ia ka vënë syrin Aeroportit të Prishtinës.
Ai po kërkon që të vendoset një linjë direkte e fluturimeve Prishtinë-Beograd nga “Air Serbia”, në mënyrë nga atje pasagjerët nga Kosova të fluturojnë drejt New Yorkut.

“Duhet të bëjmë më shumë hapa në mënyrë që të vendosim një linjë fluturimesh nga Beogradi drejt Prishtinës sepse kjo për ne ka shumë rëndësi. Duam që të jemi qendër e rajonit-për transport dhe politikë” ka thënë Vucic, përcjell në shqip Gazeta Express.

Temat
LajmeVend

Të afërta