Fun

Vëmendje përdorues të Apple, ja çfarë po vjen me iOS 10

By FIRST CHANNEL

July 05, 2016

Një nga veçoritë e reja që do të vijë në versionin e ri të sistemit operativ të Apple, iOS 10, është fakti se zhvilluesit do të fitojnë mundësinë të krijojnë emoji të animuara për aplikacionin iMessage. Në këtë përditësim të madh, Apple do të fusë katër paketa të emojive në App Store të cilat mund të shkarkohen dhe të përdoren nga testuesit beta të sistemit të ri operativ.

Pas përfundimit të instalimit, emojit e animuara mund të hapen përmes aplikacionit të ridizajnuar ‘Messages’ në iOS 10, transmeton Gazeta Express.

Emojit e animuara, të krijuara përmes platformës së re Messages API, u prezantuan për herë të parë në Konferencën Botërore të Zhvilluesve të Apple që u mbajt në qershor.

Lajmet më të mëdha nga kjo konferencë ishin se me iOS 10 do të vijnë veçori të reja në iMessage, një tastierë më e mençur për shkrim të shpejtë, transkriptim me zë, një Apple Music të ridizajnuar, Apple News dhe Apple Maps.