Lajme

Mustafa: Në Itali do të kemi një ambasadore të shkëlqyeshme

By Emanuel Demaj

July 05, 2016

Kryeministri i Kosovës ka shfrytëzuar rrjetin social, Facebook për t’iu përgjigjur kritikëve për nominimin e deputetes Alma Lama, ambasadore në Itali, si kundërshpërblim për “votimin e presidentit Hashim Thaçi”, si një kusht të koalicionit qeverisës LDK-PDK. Ai ka shkruar se Alma Lama do të jetë një ambasadore e shkëlqyeshme.