Skuadra e Feniksit është vendosur në vazon e dytë, në shortin për kualifikimet në Ligën e Kampionëve në futsall.
48 ekipe, përfshirë edhe kampionin e Kosovës, Feniks, janë vendosur nëpër vazo për raundin paraprak, ndërsa katër ekipeve u është mundësuar kalimin në raundin e elitës pa u futur në short.
Skuadra kosovare është vendosur në vazon e dytë, së bashku me ekipet Futsal MANCIACS nga Zvicra, atë nga Estonia, Kozmos, nga Uellsi me Cardiff University, nga Skocia me Wattcell, Luksemburgu me Munsbach dhe atë nga San Marino, Tre Fiori, transmeton Indeksonline.
Feniksi kundërshtarët do t’i mësojë të enjten më 7 korrik.


