Kopjon Bashën. Pas konvertimit nga ortodoks në katolik, Rama “bie në dashuri” me Kuranin

Kryeministria Rama edhe pse duhet të ishte i “mbytur në punë”, në një event të rëndësishëm siç është Samiti i Berlinit për Ballkanin, gjen kohën dhe ushtron cilësinë më të spikatur të karakterit të tij; cinizmin deri në tallje.

Kreu i opozitës Lulëzim Basha, ditën e festës së Fiter Bajramit, ndryshe nga politikanët e tjerë, i uroi besimtarët, duke cituar një sure optimiste nga Kurani, në vargjet së cilës flitet për besimin ndaj një të ardhmeje më të mirë. Vetëm pak orë pas kësaj, Rama, si një xhongler improvizues (zakonisht në cirk këtë punë e bëjnë kllounët), imiton gjestin e Bashës, duke nxjerr në formë banderole në FB e tij, një ajet nga Kurani.

Ka shumë Ajete Kurani, për varfërinë, vjedhjen, mashtrimin, dëshpërimin…ka edhe për shpresën, për një të ardhme më të mirë si edhe për drejtësinë. Ramës i duket vetja aq i hollë dhe finok, sa që edhe këtë ditë të shenjtë për myslimanët, e përdor për të bërë politikë, duke u kujdesur të zgjedh nga Kurani, një Ajet, ku fjala drejtësi, përmendet disa herë.

E mahnitshme!

Një ortodoks, i konvertuar kushedi se përse, në katolik, që i përdor Ajetet e Kuranit, sikur të kishte lindur me to! Është e sigurt që pas kësaj tallje, besimtarët myslimanë, kanë braktisur tavolinat e mbushura plotë, dhe kanë nisur ti luten zotit, që drafti i Ramës për Reformën në Drejtësi, të kalojë me patjetër, në parlament më 21 Korrik.

Temat
LajmeRajon

Të afërta