Italia fitoi miliona euro, përkundër eliminimit në çerekfinale

Kombëtarja e Italisë i ka arkëtuar 14 milionë euro nga kampionati Evropian “Franca 2016”.
Edhe pse u eliminuan në çerekfinale, “Azzurët” i mbushën arkat me 14 milionë euro, për sukseset e arritura në “Euro 2016”.

Italia përfitoi 8 milionë euro për pjesëmarrjen në fazën e grupeve, 2 për fitoret në këtë raund, 1,5 për në kualifikimin deri në 1/8-at dhe 2,5 për çerekfinalen, transmeton Panorama Sport.

Nëse italianët do të merrnin pjesë në gjysmëfinale do të kishin përfituar edhe 4 milionë euro më shumë, por edhe kaq nuk janë pak për Italinë.

Të mendosh që Italia fitoi vetëm 15 milionë euro kur shkoi në finalen e Europianit, 4 vite më parë kundër Spanjës.

ITALIA-5-e1467386462784-780x439

Itali

Itali

Temat
BotëSport

Të afërta