Hamilton udhëtoi drejtë Ulqinit vetëm për Ritën

Mediat e Malit të Zi kanë raportuar se ngasësi i Formula 1, ndodhet në Mal të Zi, më saktësisht në Sveti Stefan.
Sido që të jetë Rita dhe Hamilton i cili është i njohur edhe për lidhjen me Nicole Scherzinger mbrëmë kanë qëndruar në Ulqin.

Por, ky fakt nuk është përmendur në mediat malazeze. Sipas njoftimeve, Hamilton avionin e tij të ,markës Bombardier e kishte blerë për 10 milionë funta për të qenë sa më afër Scherzinger, shkruan GazetaExpress.

Hamilton është njëri nga sportistët më të pasur në botë. Sipas Forbes ai fiton 46 milionë dollarë në vit.

Ndërkohë, nuk dihet saktësisht se në çfarë raporte janë me Rita Orën, kjo nuk është hera e parë që ata shkojnë bashkë në pushime.

Më parë, Rita Ora në Instagram kishte njoftuar se ndodhet në Majami me Hamilton./GazetaExpress/

Temat
Showbiz

Të afërta