Uellsi është kualifikuar në gjysmëfinale të “Euro 2016”, por këtë sukes të ekipit nga ishulli britanik nuk e kishte paramenduar Joe Ledley, futbollist i kësaj kombëtare.
Uellsi nesër do të kërkojë finalen e Euro 2016, në përballjen me Portugalinë e Cristiano Ronaldos, dhe arritja deri këtu, është befasi për vetë lojtarët e kësaj kombëtare.
Një pjesë të lojtarëve të Uellsit, u janë dashur të ndryshojnë planet që kishin bërë para fillimit të Euro 2016.
Joe Ledley, i është dashur të shtyjë datën e martesës, të cilën e kishte caktuar para Evropianit, duke mos e menduar arritjen deri këtu, ndërsa Chris Gunther, nuk ka mundur jetë i pranishëm në dasmën e të vëllait në Meksikë shkaku i angazhimit me kombëtaren, por ka përdorur Skypen për të përcjellë vëllanë në ditën më të rëndësishme të jetës.