Edhe Donika Gërvalla kundër Alma Lamës si ambasadore

Me tri pikëpyetje e ka nisur reagimin e saj ndaj deputetes Alma Lama, kolegia e saj nga LDK-ja, Donika Gërvalla.
Ka thënë më tej se Kosova vuan nga mungesa e njerëzve me karakter dhe dinjitet.

“??? Çka nuk dëgjon njeriu…Kosova vërtete vuan për shumëçka, por më së shumti për njerëz me karakter dhe dinjitet”, ka shkruar Gërvalla.

Kritika për deputeten Lama kanë ardhur edhe nga ish bashkëpartiakët e saj, ata të Vetëvendosjes e edhe nga gazetarët. Ata kanë thënë se kësi lloj deputetësh po e sheshin Kosovën për një vend pune.

Ndryshe, kryeministri Isa Mustafa sot në facebook e ka konfirmuar se ajo ka ‘aminin’ e LDK-së për tu bërë ambasadore në Itali. Madje, Mustafa ka gjetur ditën e Bajramit për t’i thur lavde Lamës, duke e quajtur edhe intelektuale.

Donika Gervalla

Temat
LajmeVend

Të afërta