Botë

Dështon Van Gaal, ky është trajneri i ri i Belgjikës (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 05, 2016

Përzgjedhësi i ri i Belgjikës nuk do të jetë Louis Van Gaal. Sipas “BBC”, Federata e Futbollit të Belgjikës, ka zgjedhur pasuesin e Marc Wilmots.

Bëhet fjalë për trajnerin e Uellsit, Chris Coleman, i cili është duke e pritur ofertën zyrtare.

Ai bëri sensacion duke e kualifikuar Uellsin në gjysmëfinalen e “Euro 2016”, ku takohet me Portugalinë.

Ndërkohë, Belgjika dështoi në Francë duke u eliminuar në çerekfinale pikërisht nga Uellsi, ani pse konsiderohej si një ndër favoritët për të triumfuar në fund.