Fun

BMW i8 nga Vorsteiner

By FIRST CHANNEL

July 05, 2016

Në fotografitë të cilat i shohim është edhe një tjetër model BMW i8, me paketën e kompanisë së njohur Vorsteiner për aerodinamikën dhe me set të ri të rrotave. Paketa “Vorsteiner VR-E” për aerodinamikën përbëhet nga fibra të karbonit dhe përfshin spoilerin e përparmë dhe difuzerin e pasmë, ndërsa rrotat e reja nga Vorsteiner quhen VFE-301. Vorsteiner thotë se fjala është për rrotat e mëdha dhe shumë të lehtë për dallim nga ato që prodhohen në fabrikë.

Sa i përket motorit të këtij modeli, tani nuk është zbuluar nëse është përforcuar sistemi hibrid i cili përbëhet nga kombinimi i motorit benzinë 1.5-litër me tre cilindra, motorit elektrik dhe baterisë litium-jon. Ky BMW i8 është me kapacitet prej 362 kuajfuqi dhe shpejtësinë maksimale e arrin deri në 250 kilometra në orë, ndërsa shpenzon karburant mesatarisht, sipas të dhënave nga fabrika, 2.1-litër në 100 kilometra.