VIP-at që nuk dinë të puthin

Puthja është një gjest përkushtimi e cila përshkruan atë që ju ndjeni ndaj një personi të caktuar.

Në të vërtetë, ekziston mendim gjithëpërfshirës se kjo është ‘shkenca’ të cilën duhet ta mbizotëroni, në mënyrë që mos t’u ‘dalë zëri i keq’. Por relativisht gati të gjithë ndonjëherë kanë përjetuar një puthje të keqe, ndërsa kësaj nuk i kanë shpëtuar as disa prej personaliteteve të famshme.Ne ju zbulojmë disa prej yjeve për të cilës ish të dashurit/at thonë se puthen tmerrshëm.

Është çudi se si bukuroshja Jennifer Lawrence gjendet në këtë listë. Në të vërtetë, Josh Hutcherson, kolegu i saj nga filmi “Hunger Games”, ka deklaruar se Jennifer puthet në mënyrë shumë të çrregullt dhe të shpejtë dhe se gjuha e saj punon si një makinë për larjen e rrobave. Aktorja Resee Witherspoon, ka zbuluar një sekret të errët të Robert Pattinsonit. Ajo gjatë një interviste është ankuar se puthja me të ka qenë shumë e pakëndshme, sepse atij vazhdimisht i rridhnin hundët dhe se ai kishte pengesa gjatë frymëmarrjes.

Qysh pas tentimit të dytë, aktorja Jennifer Lawrence e ka kritikuar ashpër kolegun e saj Bradley Cooper, se ai po puthte tepër lagësht dhe kjo i shkaktonte neveri. As Angelina Jolie nuk ka munguar në këtë listë. Po ashtu, shumë kolegë të saj janë ankuar për ngathtësinë e saj gjatë puthjes.

Në të vërtetë, thuhet se ajo e fut tepër gjuhën thellë në gojën e partnerit, çka është shumë e pakëndshme. Por as bashkëshorti i saj Brad Pitt nuk është aspak më i mirë se ajo. Në të vërtetë, aktorja Kristen Dunst ka deklaruar se të gjithë ia kishin lakmi që ka pasur mundësi të puthej me Brad-in gjatë xhirimit të filmit “Interview with Vampire”, por ajo thotë se puthja me të ishte e neveritshme.

“Ka gojë shumë të madhe. Edhe kam dëgjuar disa jehona si në shpellë derisa jam puthur me të”, ka deklaruar Hugh Grant rreth puthjes me kolegen e tij Julia Roberts, gjatë xhirimit të filmit romantik “Hothing Hill”.

Temat
Showbiz

Të afërta