Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Rihanna anulon koncertin në Kolumbi

Shumë pak artistë kanë fuqi të anullojnë një festival të tërë, dhe Rihanna sigurisht mban vendin e parë.

Këngëtarja ishte planifikuar që të hapte festivalin e parë Lollapalooza Colombia në Bogota këtë muaj shtator, por e ka anulluar pjesëmarrjen e saj për shkak të shqetësimit rreth virusit Zika. Si rezultat është anulluar i gjithë eventi, duke qenë se sipas një deklaratë për shtyp të organizatorëve, tashmë është shumë vonë për të gjetur një zëvendësues për Rihanna-n.

Kështu që edhe ata të cilët ishin mprehur të shihnin emra si Lana Del Rey apo Wiz Khalifa në skenë, kanë mbetur të zhgënjyer. Te paktën një lajm i mirë për këta të fundit është se biletat do t’u rimbursohen!

Exit mobile version