Lajme

Nis Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës

By Emanuel Demaj

July 04, 2016

Sot në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, mbahet ceremonia solemne e hapjes së Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës.

Hapjen e Universitetit Veror të këtij edicioni do ta bëjë rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema.

Ky është edicioni i 16-të i këtij manifestimi ndërkombëtar, hapja e të cilit do të bëhet në Qendrën e Studentëve në orën 19:00.