Showbiz

Lady Gaga merr lajmin që kishte pritur prej 30 vjetësh (Foto)

By Dijart Dyla

July 04, 2016

Nëse mendonit se ishit të vetmit që kishit vështirësi për të kaluar testin e patentës, mos u shqetësoni, Lady Gaga vuan njësoj si ju.

Hitbërësja e “Poker Face”, e cila është e fejuar me aktorin Taylor Kinney, më në fund ka marrë lajmin e mirë se mund t’i ngasë legalisht një makinë, në moshën 30-vjeçare.

Ka qenë vetë artistja ajo e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto e ulur në sediljen e shoferit, duke e krahasuar veten dhe mikeshën e saj me të cilën ndodhej në makinë, si Thelma dhe Louise.

Si për të treguar entuziasmin e saj, në një foto tjetër Gaga është shfaqur e ulur në gjunjë jashtë derës së makinës. E çmendur si përherë kjo vajzë!