Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

I propozon martesë para 90 mijë personave (VIDEO)

Një skenë që nuk do e harrojë kurrë, një mënyrë unike dhe origjinale për të shenjuar bashkimin e një çifti.

Një fans i grupit muzikor “Coldplay”, zgjodhi “Wembley Stadium” në Londër, në kuadër të turneut të bandës së drejtuar nga Chris Martin, për t’i kërkuar të dashurës së tij për t’u martuar.

Kështu, ndërsa grupi po këndonte këngën “Fox Yoi”, ai u ul në këmbët e partneres dhe i kërkoi të martoheshin bashkë. 90 mijë personat e pranishëm në ‘Wembley Stadium’, u ndalën për të parë skenën romantike. Pasi i vendosi unazën në gisht gruas së tij të ardhshme, ata u përqafuan dhe nisën të këndonin pjesë nga kënga.

Exit mobile version