Helmohet futbollisti i Man Utd (Foto)

Mbrojtësi i Manchester United, Chris Smalling, është dërguar në spital për shkak të helmimit në ushqim.
Chris Smalling është dërguar në spital, gjatë kohës sa po qëndronte në pushime në Bali të Indonezisë.

Mbrojtësi anglez është helmuar në ushqim, por gjendja e tij tashmë është stabile, ka konfirmuar klubi i Manchester United.

“Manchester United mund të qartësoj se Chris Smalling është helmuar në ushqim gjatë pushimeve, gjë që çoi në alivanosjen e tij të dielën. Mbrojtësi 26 vjeçar është dërguar në spital dhe po ndihet mirë”, thuhet një njoftimin e “Djajve të Kuq.

Smalling po qëndron në pushime pas kampionatit Evropian, para se të rikthehet në “Old Trafford” për fazën përgatitore për sezonin e ri.

poisoned

chris-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta