Botë

Granit Xhaka i dyti në “Euro 2016” (Foto)

By Dijart Dyla

July 04, 2016

Granit Xhaka është futbollisti i dytë me më së shumti pasime të kompletuara në “Euro 2016”. Edhe pse u eliminua me Zvicrën në 1/8 e finales, Granit Xhaka vazhdon të mbetet njëri nga futbollistët me më së shumti pasime të kompletuara.

Xhaka renditet i dyti me 369 pasime të sakta, në katër ndeshje të luajtura me “helvetët”.

Vetëm Toni Kroos i Gjermanisë ka më shumë se mesfushori shqiptar, gjithsej 509.